Kush është deputeti më i mirë kosovar, Hashim Thaçi befason me përgjigjen!

Aktuale October 21, 2018 - 10:15
Lajmet nga showbizi

Shoumeni Besim Dina e ka sfiduar presidentin e vendit, Hashim Thaçin, duke e pyetur se cili është deputeti “që e don, që e çmon dhe që është më i miri”.

I pari i vendit e ka zgjedhur një nga deputetët më të zëshëm të Kuvendit të Kosovës, deputetin e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zekën.

“Shumë bre janë, në këtë mandat a po? Shumë janë të mirë e të mençur, po ta them të drejtën, Milaimi i ‘shkelë’ të gjithë”.

“Milaimi është brilant, dinamik, i gjallë, atraktiv, i mprehtë. Ti a e ke pa kur del dhe flet, parlamenti është në qetësi ose i zhurmshëm”.

Por Dina nuk e ka lënë me kaq. Ai e ka pyetur presidentin Thaçi edhe nëse ai i pëlqen deputetët e LDK-së.

“Unë i dua dhe i respektoj të gjithë, por në të njëjtën kohë Milaimi është i veçantë. Milaimi është gjithëkombëtar”./ Klan Kosova