Thaçi tregon se kur do të hiqen vizat për Kosovën

Aktuale October 20, 2018 - 21:45
Lajmet e fundit nga vendi

Presidenti i vendit , Hashim Thaçi gjatë një interviste në një emision televiziv ka deklaruar se vizat për Kosovën do të hiqen në momentin kur subjektet politike i lënë anash inatet dhe fillojnë të flasin mirë për Kosovën, në takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian, raporton “zëri.info”.

Sipas tij tregimi i sondazheve të bëra me të rinj kosovarë që synojnë shkuarjen në vendit e Bashkimit Evropian, i tmerrojnë zyrtarët e këtij institucioni.

LEXO EDHE: Thaçi: SHBA mbështet korrigjimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë

“Vizat hiqen për Kosovën kur na flasim mirë për vendin tonë në takime të mbyllura me zyrtarë të Bashkimit Evropian e jo të u themi që sipas sondazheve qytetarët 80% thonë që kur të hiqen vizat do të shkojmë në Bashkimin Evropian. Kjo i tmerron ata. Kur të lihen inatet politike e të flitet mirë për vendin edhe hiqen vizat. Kriteret janë plotësuar”, ka deklaruar Thaçi në Oksigjen. /ZËRI