Lazim Destani rinovoi varrezat e vjetra të Tetovës

Aktuale October 20, 2018 - 16:56
Lexo me shume detaje!

Në një ceremoni të organizuar të martën u bë inaugurimi i rinovimit të varrezave të vjetra të Tetovës, shkruan "Zëri.info". 

Në këtë inaugurim të pranishëm ishin: Myftiu i Tetovës Qani ef. Nesimi, Kryetarja e Komunës, Teuta Arifi, donatori i projektit, Lazim Destani, hoxhallarë, mutevelinjë të xhamive dhe një numër i madh i besimtarëve. 

Ky projekt ishte donacion i filantropit shqiptar, Lazim Destani.

Destani me këtë rast tha se pamja e varrezave të një vendi është tregues i nivelit kulturor dhe qytetërues i një shoqërie.

"Ndihem mirë që mua dhe familjes sime na u dha mundësia për të bërë një vepër të këtillë për të mirën e qytetit”, tha Destani.

Për më shumë rreth këtij projekti ndiqeni videon më poshtë: