Haxhiu kërkon nga Komisioni qeveritar për personat e dhunuar , raportim në Kuvend

Aktuale October 20, 2018 - 17:02
Lajmet e fundit nga vendi

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar nga Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftë, që të raportoj në Kuvendin e Kosovës, raporton ”zëri.info”.

“Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës duhet të raportoj sa më parë në Kuvend, gjegjesisht në komisionet përkatëse për refuzimin e mbi 100 aplikacioneve të personave të dhunuar gjatë luftës!”, ka shkruar Haxhiu.

Më poshtë mund ta gjeni reagimin e plotë të saj:

Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës duhet të raportoj sa më parë në Kuvend, gjegjesisht në komisionet përkatëse për refuzimin e mbi 100 aplikacioneve të personave të dhunuar gjatë luftës!

 

Çfarë faktesh i duhen Komisionit?

Çfarë duhet si dëshmi për të bindur këtë Komision se dikush është dhunuar seksualisht gjatë luftës, para gati 20 viteve?

 

Numri i veteranëve është katër fishuar ndërsa tek viktimat e dhunimit seksual kërkojnë kushedi sa dhe çfarë dëshmi! /ZËRI