Jahjaga në Bondsteel flet për sigurinë në Kosovë

Aktuale October 20, 2018 - 16:54
Lajmet e fundit nga vendi

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka vizituar bazën ushtarake të Amerikës në Kosovë, Kampin Bondsteel e ku është takuar me kolonelin amerikan Nick Dusich me të cilin kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend, raporton “Zëri.info”.

Jahjaga ka bërë të ditur që temë diskutimi ka qenë edhe KFOR me rolin e tij për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në vend.

LEXO EDHE: Pas votimit në Kuvend për FSK-në, vjen reagimi i NATO-së

Ky është njoftimi i Jahjages:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj Kampin Bondsteel, bazën ushtarake amerikane në Kosovë. Në kuadër të kësaj vizite zhvillova një takim të mirë me kolonelin amerikan Nick Ducich, me të cilin biseduam për situatën e sigurisë në vend dhe rolin e KFOR në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. /ZËRI