Reagimi i Hotit pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni

Aktuale October 20, 2018 - 16:35
Lajmet e fundit nga vendi

Kuvendi i Maqedonisë dje me shumicë vota ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin  e  emrit të këtij shteti. Lidhur me këtë gjë ka reaguar sot shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti. Hoti e ka cilësuar këtë gjë si një vendim të rëndësishëm për hapjen e rrugës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij Maqedonia është duke u bërë një vend i qëndrueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

LEXO EDHE: Reagimi i presidentit të KE-së pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni

Këto komente Hoti i bërë në një postim në “Facebook”, të cilin mund ta lexoni më poshtë.

Maqedonia në rrugë të mbarë

Kuvendi i Maqedonisë dje ka bërë një votim pragmatik, duke hapur rrugën për anëtarësim në BE dhe NATO. Maqedonia po bëhet një vend më i qëndrueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Besojmë se kjo frymë e pragmatizmit do të vazhdojë në tejkalimin e problemeve të vjetra, për të arritur progres drejt integrimeve euro-atlantike, fqinjësi të mirë, demokratizim dhe të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

Si në Maqedoni, ashtu edhe në Malin e Zi, shqiptarët po e ruajne kursin pro evropian të këtyre dy vendeve. /ZËRI