Haradinaj: Qeveria mbështet luftën kundër kancerit të gjirit

Aktuale October 20, 2018 - 16:26
Lajmet e fundit nga vendi

Sot në sheshin qendror në Kosovë është mbajtur ecja tradicionale për sensibilizimin e qytetarëve për preventivë nda kancerit të gjirit. Në këtë ecje ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradianj, raporton “Zëri.info”.

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës e mbështet luftën kundër kancerit të gjirit me të gjitha mekanizmat e saj.

“Me qëllim të sensibilizimit të shoqërisë për preventivë ndaj rrezikut të kancerit të gjirit dhe krijimit të kushteve për zbulimin e hershëm dhe trajtimin cilësor e me kohë, mora pjesë në ecjen dhe manifestimin tradicional në sheshin qëndror të kryeqytetit, me moton “Zbulimi i hershëm – mbijetesë.” Qeveria e Kosovës mbështetë luftën kundër kancerit të gjirit me të gjithë mekanizmat, për përmirësimin e kushteve të trajtimit në Kosovë, krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm dhe për vetdijësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”. /ZERI