Shala: Projektligjet për ushtrinë, të paqarta

Aktuale October 20, 2018 - 11:04
Lexo tjera detaje

Zyrtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë thënë dje “Zërit” se e mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumetnike dhe që është e ndërveprueshme me ushtrinë e NATO-s dhe me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale, shkruan Gazeta "Zëri".

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala për “Zërin” ka thënë që tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri janë të paqarta dhe nuk e mbështesin krijimin e ushtrisë në të vërtetë.  “Emrin ‘Ushtri’ të një vendi duhet ta japë kushtetuta. Misionin dhe detyrat kushtetuese prapë t’i jep kushtetuta. Ligji ose ligjet në fjalë, pa u lëshuar në aspektet profesionale dhe në ekspertizën e tyre, kemi të bëjmë me ligje amatoreske, të cilat nuk e mbështesin krijimin e forcave të armatosur”, ka thënë Shala.

Sipas Shalës, Qeveria e Kosovës është ngutur me dërgimin e projektligjeve në Kuvend. “Me ngutjen që bëri Ministria dhe Qeveria me procedimin e ligjit nuk la hapësirë për partnerët tanë që të na i dërgojnë rekomandimet e tyre për veprim, pavarësisht premtimit që u la të kuptohej nga takimi i Brukselit se me t’u kthyer do të fillojmë me ndryshimin e ligjeve, ndërkohë që partnerët do t’i procedonin rekomandimet e tyre për këtë proces”, ka thënë ai./ZËRI