Ramush Haradinaj optimist: Liberalizimi mund të bëhet këtë vit

Aktuale October 20, 2018 - 10:22
Lexo tjera detaje

Kosova është në pritje për vëndimin final të Bashkimit Europian në çështjen e liberalizimit të vizave.

Por, ndonëse Kosova është një hap pranë liberalizimit të vizave dhe pothuajse ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për këtë proces, ka zëra të cilët thonë se është e pamundur që kosovarët të lëvizin lirshëm në zonën Shengen deri në fund të vitit 2019-të, transemton Klan Kosova.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk vlen për Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili për Radio Kosova beson se liberalizimi do të ndodhë këtë vit:

”Ka zëra që edhe mund të bëhet sivjet”, është shprehur Kryeministri Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Ndryshe Ministria e Integrimeve ka nisur fushatën vetëdijesuese për përgatitjen e qytetarëve se çfarë është liberalizimi i vizave dhe çfarë janë mundësitë që ofron ky proces.

Rezultatet e raportit të ”Eurostat” tregojnë se Kosova nuk bën pjesë në 30 top vendet me numër të madh të azilkërkuesve, që do të thotë se qytetarët e vendit tonë nuk do të keqpërdorin këtë proces.