Sherifi: Kadri, presim si do të veprojë Thaçi me rastin tuaj

Aktuale October 19, 2018 - 19:14
Lexo tjera detaje

Një deklaratë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se ideja për ndryshimin e kufijve nuk është e Thaçit, por e Serbisë dhe Rusisë, ka nxitur sekretarin e Nismës Socialdemokrate që t’ia kujtoj kreut të Kuvendit se kushdo që i ka thënë presidentit këtë, është sulmuar nga ai në mënyrat me të ulëta.

Sherifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka thënë Veselit se tash pret si do të veprojë presidenti me të, për deklaratat e tij.

“Zoti Veseli, të gjithë në Kosovë, i madh e i vogël, janë duke i thënë Hashim Thaçit që ideja për ndryshimin e kufijve nuk është e tij por e Serbisë dhe Rusisë. Përkundër kësaj, ai vazhdon të këmbëngulë se gjoja kjo ide na qenkësha e tij! Arsyet e këtij insistimi i di vetëm Hashim Thaçi”.

“Zoti Veseli, përveç teje, kushdo qoftë që ka marrë guximin t’ia kujtojë z. Thaçi se “kjo ide është e Serbisë dhe Rusisë”, ai është përballë me rrebesh akuzash dhe është etiketuar publikisht nga presidenti i Kosovës si “rrenc”, “shpifës”, “mashtrues”, “manipulues” e çka jo tjetër. Ta shohim si do të veprojë në rastin tuaj!”, ka shkruar Sherifi.

Image