Aktuale

Haradinaj tregon pse ka dyshime se materialet për veteranët janë dërguar edhe në Serbi

Haradinaj tregon pse ka dyshime se materialet për veteranët janë dërguar edhe në Serbi
19 tetor 2018 • 18 : 24

Lexo tjera detaje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur përsëri për çështjen e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë seancës së sotme, ai ka përmendur materialet që janë shfrytëzuar nga Prokurori, Elez Blakaj, dhe për të cilat është kërkuar të kthehen aty ku janë marrë.

Haradinaj nuk ka përjashtuar mundësinë që materialet në fjalë të jenë keqpërdorur dhe të njëjtat të gjenden si kopje në Serbi.

Fjalimi i plotë:

Mu dok që z. Beqaj ndoshta keqkuptu ose u keq interpretu, prokuroria e shtetit kur i ka kërkuar dosjen e veteranëve me shkrim, e ka kërku me të gjitha deri në detal dhe iu është dhënë afëti, janë montu kamerat ka pas policë vëzhgues dhe kur është miratu kërkesa e prokurorit është thënë që këto materiale me na i kthy sepse janë materiale të ndjeshme sensitive, për të cilat ka dyshime sot e kësaj dite, të cilat kanë shku kopjet edhe në Serbi. Kjo ka qenë ajo arsyeja dhe nuk është ndërhyrë në drejtësi, në rast se ti kërko materiale sensitive të cilat i posedon i thu: merri këto shikoj, gjej provat çfarë ka shkelje dhe me na informu deri ku ke shku. Do të thotë të mos keqkuptohemi, të mos keq informohemi se nuk është krejt e saktë si e si e the. Do të thotë janë dhënë materialet, janë siguru kamerat vëzhguese mbikëqyrëse 24 orë, i është kërku prokurorisë që t’i dërgon policët hetues në vendin e ngjarjes dhe t’i kthej material mbrapa dhe nuk ka ndërhyrje në prokurori, sepse ndërhyrje në drejtësi është kur një prokurori e len rastin në gjysmë, ajo është shkelje ligjore sepse e ka dhënë betimin dhe nuk e ka kryer…

© zëri.info