Amerika mbështet ushtrinë profesionale dhe shumetnike

Aktuale October 19, 2018 - 18:06
Lexo tjera detaje

Zyrtarë nga Ambasada amerikane në Prishtinë i kanë deklaruar sot gazetës “Zëri” se mbështesin transformimin e FSK-së. "Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumetnike dhe që është e ndërveprueshme me ushtrinë e NATO-s dhe me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-ve për “Zërin”.

Ata kanë shtuar se nxisin udhëheqësit politik të Kosovës që të sigurojnë që procesi të vazhdojë në një mënyrë përfshirëse dhe shumë të kujdesshme që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që është e koordinuar ngushtë me aleatët nga NATO-ja. /ZËRI