Sejdiu për 'korrigjimin e kufijve': Asnjë iniciativë e cila nuk e respekton Kushtetutën, nuk mund të ketë rezultat të mirë

Aktuale October 19, 2018 - 12:12
Lajmet e fundit nga vendi

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se dialogu teknik me Serbinë është zgjidhje më e mirë se ai politik dhe se çdo iniciativë e cila nuk e respekton Kushtetutën, nuk mund të ketë rezultat të mirë, raporton “Zëri.info”.

Këto komente Sejdiu i bëri në tryezën e diskutimit “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosovë-Serbi dhe mësimet që lidershipi i Kosovës duhet të përsërisë", organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

"Dialogu do të jetë i nevojshëm si relaks i marrëdhënieve për tema të shumta si liria e lëvizjes, luftës kundër krimit të organizuar, komunikime tregtare e ekonomike. Asnjë iniciativë e cila nuk e respekton kushtetutën nuk ka rezultat të mirë", tha Sejdiu, transmeton zeri.info

Sejdiu tutje tha se Serbia ka bërë dhe po vazhdon me lojëra që po i kurdis ndaj Kosovës. Duke folur për këtë, ai përmendi tentativat e tyre për ta paraqitur Kosovën si faktor destabiliteti ku lulëzon krimi i organizuar e nuk janë të sigurt minoriteti serb.

Ish-presidenti po ashtu ndau përvoja nga bisedimet me Serbinë ku ishte prezent./ZERI