Thaçi flet pas deklaratës së Haradinajt se nuk duhet shpenzohen energji në idenë për korrigjim

Aktuale October 19, 2018 - 11:54
Lajmet e fundit nga vendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin e sotëm me përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës është pyetur nga gazetarët edhe për deklaratën e kryeministrit, Haradinaj se nuk duhet të shpenzohet energji në korrigjim të kufijve por ta shpenzojmë atë për njohje raporton “Zeri.info”

Me këtë rast Thaçi tha se nuk i komenton deklaratat e askujt, porqë sipas tij duhet të punojnë të gjithë me qëllim që Lugina e Preshevës të integrohet në Kosovës.

”Unë nuk do komentoj deklaratat e askujt, secili e ka obligim që të kontribuoj në njohje, tani ne sapo shënuam një sukses të jashtëzakonshëm në organizatën e Frankofonisë ku avancuam statusin e Kosovës, tash kemi obligime që të punojmë në integrimin e Kosovës në INTERPOL”, tha Thaçi.

Ai tutje tha se duhet të angazhohen të gjithë me qëllim që të marrim liberalizimin e vizave e të vazhdojmë tutje me transformimin e FSK-së në ushtri.

LEXO EDHE: Thaçi e përsëritë idenë e korrigjimit të kufijve në takim me përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës

”Dje ndodhi mrekullia e kalimit të projektligjeve për ushtrinë e Kosovës. Falënderoj gjithë deputetët për votimin e tyre, duhet të vazhdojmë që të ndodh liberalizimi i vizave ndërsa koha e humbur për korrigjimin e kufijve tash e 20 vite duhet të dinamizohet dhe duhet të aktivizohemi të gjithë në mënyrë që Preshevë, Bujanovc, Medvegja të integrohen në territorin e Kosovës. Kjo status quo duhet të kalohet sepse praqet regres”, tha ai. /ZERI