Sekretari i përgjithshëm i OKB-së konsideron kërkesën për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova

Aktuale October 19, 2018 - 11:17
Lajmet e fundit nga vendi

Antonio Guterres është duke e konsideruar iniciativën amerikane për strategjinë e tërheqjes së misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është duke e konsideruar iniciativën amerikane për strategjinë e tërheqjes së misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në pyetjen nëse ai e ka marrë letrën nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley dhe cilat do të jenë hapat e mëtutjeshëm, nga zyra e zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, është bërë e ditur se tani për tani mund të konfirmojnë se “sekretari i përgjithshëm e ka marrë letrën dhe është duke e konsideruar”, raportojnë mediat serbe, përcjell lajmi.net.

Në letrën e Haleyt të dërguar më 9 tetor tek Guterres, ambasadorja e SHBA-ve në OKB, ka kërkuar hartimin e një strategjie të largimit të UNMIK-ut që nga Beogradi ëshë konsideruar si tërheqje e UNMIK-ut nga Kosova.