Ushtria e Kosovës, Thaçi e Haradinaj në ballinë të gazetës serbe

Aktuale October 19, 2018 - 09:23
Lajmet e fundit nga vendi

Votimi i projektligjit që hap rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës ka ngjallur reagime edhe nga mediet beogradase.

E përditshmja me e madhe në Serbi, “Kurir”, në numrin e nesërm (e premte) i ka kushtuar hapësirë në gjithë ballinën rreth FSK-së.

Fotoja e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi dhe ajo e kryeministrit, Ramush Haradinaj, është ilustruar në faqen e parë të kësaj gazete, transmeton Indeksonline

Image

Ndërsa në nëntitullin e “Kurir”-it tregohet se si Lista Srspka bojkoti seancën e Kuvendit në Kosovë.

“Përfaqësuesit serbë braktisën seancën ku u miratua ligji mbi fashizmin e Ushtrisë së Kosovës. Ata nuk ishin dëshmitarë të këtij provokimi”, thuhet ndër të tjera.