Aktuale

Pas votimit në Kuvend për FSK-në, vjen reagimi i NATO-së

Pas votimit në Kuvend për FSK-në, vjen reagimi i NATO-së
18 tetor 2018 • 21 : 05

Lajmet e fundit nga vendi

NATO thotë do të ishte mirë që çdo gjë në lidhje me FSK-në të konsultohet me ta dhe të gjitha komunitetet

Pas asaj që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, ku është hapur rruga për Ushtrinë e Kosovës, ka ardhur edhe reagimi i NATO-s.

Një zyrtar i Aleancës Veriatlantike, ka thënë se pozicioni i NATO-s është i qartë. NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj aktual.

LEXO EDHE: Haradinaj: Themelimi i ushtrisë nuk është rrezik për serbët

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale dhe një burim stabiliteti rajonal. Nëse ky mandat evoluon, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë. Është e rëndësishme që për çdo iniciativë në lidhje me mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të ketë konsultim të plotë me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe me aleatët e NATO-s”, thuhet në përgjigjen për televizionin publik.

NATO, thuhet tutje, mbetet e angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, përmes KFOR-it “operacionit tonë më të gjatë”.

© zëri.info