Jashari: Ushtria e Kosovës, jetësim i amanetit të shumë gjeneratave

Aktuale October 18, 2018 - 18:57
Lajmet e fundit nga vendi

Kryetari i Komunës së Skenderajt njëherësh djali i dëshmorit legjendar Hamëz Jashari ka uruar Kosovën për kalimin në leximin e parë të tri projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, raporton “Zëri.info”.

Jashari këtë gjë e ka konsideruar jetësim të amanetit të shumë gjeneratave.

LEXO EDHE: Pacolli: Serbia propagandoi sot, ushtria do të themelohet

“Gjaku i derdhur i shumë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica shumëvjeçare, angazhimi i secilit të kontribuojë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtarë, u finalizuan me votim në Parlamentin e Kosovës, për Ushtrinë e Kosovës. Jetësim i amanetit të shumë gjeneratave! Urime të gjithëve!”, ka shkruar Jashari në profilin zyrtar në “Facebook”. /ZËRI