Deliu-Kodra tregon të vërtetën e votimit të Ligjit për viktimat e dhunës seksuale (Dokument)

Aktuale October 18, 2018 - 18:49
Lajmet e fundit nga vendi

Blerta Deliu-Kodra deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për mos votimin e ligjit për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, raporton “Zëri.info”.

Sipas raportimeve në media Deliu-Kodra ka qenë njëra ndër deputetet e Kuvendit të Kosovës që nuk e ka votuar këtë ligj, mirëpo një gjë e tillë nga ajo është konsideruar si shpifje dhe fushatë e iniciuar që synon mashtrimin e opinionit publik.

“Nje fushatë e ultë shpifëse, e inicuar dhe e shpërndarë nga disa oponentë politikë, kryesisht nëpër rrjete sociale dhe portale partiake, po mashtron opinionin publik se kinse unë dhe disa nga kolegët e mi deputete kemi votuar kundër Plotësim Ndryshimit të Ligjit që rregullon statusin e viktimave te dhunës seksuale gjatë luftës”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Këto deklarata ndaj saj ajo i ka quajtur të turpshme si dhe ka deklaruar se janë tendencë për denigrimin personal të saj dhe të deputeteve të tjerë të përfshirë.

“Është skajshmërisht e turpshme kjo qasje linquese, që mbi te gjitha është një gënjeshter e qëllimshme që ka tendencë kryesore për të na denigruar neve personalisht”, ka shkruar tutje ajo.

Për ta dëshmuar rrëfimin e saj, ajo ka postuar edhe disa fotografi ku shihet lista me emrat e deputetëve që kanë votuar për ligjin.

“Si dëshmi që krejt kjo fushatë e orkestruar është nje shpifje e qëllimshme, këtu po e postoj të plotë mënyren e votimit të të gjithë deputetëve për Ligjin në fjalë, gjatë seancës së mbajtur me datë 20 Mars 2014. Si dëshmi e keni edhe mënyren e votimit të deputetëve të cilen si të tillë e gjeni edhe ne ëeb faqen e Kuvendit të Kosovës”, përfundon postimi i saj.

“zëri.info”, ua sjell listën e plotë të deputetëve që kanë nënshkruar këtë ligj. /ZËRI

Image

Image