Gjuriq: Vendimi i Prishtinës për Ushtrinë mund të ketë pasoja të paimagjinueshme

Aktuale October 18, 2018 - 18:20
Lajmet e fundit nga vendi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pas votimit në Kuvendin e Kosovës të tre projektligjeve, me anë të të cilave do të bëhet transformimi i FSK-së në ushtri.

Gjuriq ka thënë se Serbia pret reagime të fortë nga bashkësia ndërkombëtare, përcjell lajmi.net.

LEXO EDHE: Prapaskenat e pakos ligjore për ushtrinë e Kosovës (Dokument)

“Vendimi i Kuvendit të Kosovës për të miratuar një sërë ligjesh për transformimin e të ashtuquajturës Forcë e Sigurisë së Kosovës, për krijimin e ushtrisë së shteti të rremë, mund të ketë pasoja të paimagjinueshme për sigurinë në rajon”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq në një deklaratë për Tanjugun tha se Beogradi po kërkon dhe pret një reagim  nga komuniteti ndërkombëtar që ka autoritetin dhe është moralisht dhe politikisht përgjegjës për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm dhe militarizimin e rajonit