Vetëvendosja: Ka punë në projektligjet e FSK-së deri në leximin e dytë

Aktuale October 18, 2018 - 18:11
Lajmet e fundit nga vendi

Më shumë se 100 deputetë të Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar pro kalimit të tri projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, raporton “Zëri.info”.

Këto projektligje kaluan me shumicë votash në leximin e parë e që pas disa javësh pritet që të ri sillen përsëri në Kuvendin e Kosovës për leximin e dytë dhe për dhënien e dritës jeshile për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Lëvizja Vetëvendosje përmes profilit zyrtarë në “Facebook’, ka konsideruar se ende ka punë në projektligje mes këtyre dy leximeve, por që pavarësisht kësaj ata parimisht e mbështesin shndërrimin e FSK-së në ushtri.

LEXO EDHE: Momenti i përplasjes së Haradinajt me Halitin

“Jo vetëm sot, por edhe në seancat e legjislaturat e mëparshme, Lëvizja VETËVENDOSJE!, Grupi Parlamentar i saj, është deklaruar për ndryshime qoftë kushtetuese, qoftë ligjore që e shndërrojnë FSK-në, në Forcë të Armatosur të Kosovës. Në këtë drejtim, ne në parim i mbështesim këto tri projektligje – Por kemi se çfarë të punojmë mes dy leximeve. Disa kufizime janë problematike dhe neni 28 që ka të bëjë me dispozitat kalimtare është tejet problematik”, thuhet në shkrimin e tyre.

Sipas VV-së ushtria duhet të formohet për arsyen kryesore që është kundërshtari themelor i formimit të saj.

“Për punën e mirë, dhe këtë arritje duhen falenderuar ushtarët dhe oficerët e FSK-së. Kundërshtari kryesor i themelimit të ushtrisë së Kosovës është arsyeja kryesore se pse Kosova duhet të ketë forcë të përgatitur ushtarake për mbrojtje”, thuhet tutje në shkrim. /ZËRI