Veseli: Kosovë e gëzofsh ushtrinë

Aktuale October 18, 2018 - 17:35
Lajmet e fundit nga vendi

Kryeparlamentari Kadri Veseli pas miratimit në Kuvendin e Kosovës të tri projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, e ku ka shkruar “Kosovë, e gëzofsh ushtrinë”, raporton “Zëri.info”.

Sot në Kuvendin e Kosovës kanë kaluar tri projektligjet e FSK-së: Projektligji për ministrinë e Mbrojtjes, ai për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës si dhe projektligji për shërbimin e FSK-së.

LEXO EDHE: Edi Rama uron Kosovën për ushtrinë

Këto tri projektligje pritet që në javët në vazhdim të kalojnë edhe në leximin e dytë dhe më pas FSK-ja të shndërrohet tërësisht në ushtri. /ZËRI