Konjufca e Musliu përplasen në Kuvend, Konjufca i thotë Musliut 'mos u sarrakuq'

Aktuale October 18, 2018 - 15:56
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Pas përplasjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, i erdhi radha deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjfca dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu që të replikojnë mes vete, raporton “Zeri.info”.

Këtyre të fundit shkak për përplasje iu bë ligji për Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

Shefi i deputetëve të VV-së ka kërkuar nga Ganimete Musliu, Muharrem Nitaj që të kërkojnë falje që e kanë krahasuar Vetëvendosjen me Listën Serbe.

LEXO EDHE: ‘A je në gjumë’, ‘Këqyri punët e tua’ - përplasen keq Haradinaj e Haliti

“Duhet të kërkoni falje për krahasimin që i keni bërë me Listën Serbe, se sot u demantua kjo me votën tonë”, tha Konjufca. Por reagimi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu I tha se është turp që VV-ja nuk ka votuar për këtë projektligj.

“Asnjëherë si bi pishman për atë që kom fol. Ka qenë dhe është turp që s’keni votu për kompleksin Adem Jashari”, deklaroi Musliu. Por, Konjufca i kërkoi deputetës së PDK-së që të mos “sarrakuqet”.

“E para Gane s’ki nevojë mu sarrakuq. E dyta është se ne mund ta godasim njërin-tjetrin me çdo gjë, por jo me Adem Jasharin. Mos e keqpërdorni edhe Adem Jasharin”, deklaroi Glauk Konjufca. .

Ndërkohë kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 16:30./ZERI