Aktuale

VV: Keqpërdorime në ndërmarrjen Stacioni i Autobusëve dhe Trafikun Urban në Prishtinë

VV: Keqpërdorime në ndërmarrjen Stacioni i Autobusëve dhe Trafikun Urban në Prishtinë
18 tetor 2018 • 14 : 09

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Asambleisti në Komunën e Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani në një konferencë për media shprehu shqetësimin e tij për të gjeturat e auditorit në lidhje me ndërmarrjen komunale "Stacioni i Autobusëve"dhe trafikun urban ne Prishtinë. Sipas tij, në këto dy ndërmarrje janë keqpërdorur paratë, raporton “Zëri.info”.

"Të gjeturat e auditorit për ndërmarrjen komunale stacioni i autobusëve i vërtetojnë ankesat me të cilat qysh nga fillimi e kemi njoftuar kryetarin e komunës. Kjo gjendje është tentuar të fshihet për shkak të koalicioneve të brendshme të Shpend Ahmetit me partnere të tjerë të koalicioneve. Vitin e kaluar kemi një humbje prej më shumë se 200 mijë euro. E njëjta gjendje është edhe në trafikun urban. Është gjetur një arkë fallco e cila lëshon kupon fiskal dhe të hyrat nuk duhet se ku shkojnë. Administrata tatimore e ka gjobitur me një mijë euro trafikun urban", tha ai.

Sipas tij, përkundër të gjitha këtyre problemeve deri tani është mbajtur vetëm një takim formal me aksionarët.

Ndërsa deputeti nga kjo parti,Valon Ramadani tha se bordi i ndërmarrje stacioni i autobusëve ka shpenzuar buxhetin e ndërmarrjes.

"Përfaqësuesit e bordit ndërmarrjes stacioni i autobusëve kanë dështuar t’i përmbushin rekomandimet e auditorit të përgjithshëm. Bordi ka shpenzuar më shumë se që ka pasur të hyra financiare",tha ai.

Ramadani i ka konsideruar pa kurrfarë baze ligjore shumat prej 10 centëve që paguajnë qytetarët në stacionin e autobusëve./Zëri/

© zëri.info