Aktuale

Kuvendi kalon tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri

Kuvendi kalon tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri
18 tetor 2018 • 13 : 40 Foto: Driton Bublaku

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Me 96 vota për dhe asnjë kundër ka kaluar edhe projektligji i tretë për transformimin e FSK-së në ushtri, ai për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës raporton "Zeri.info".

Me këtë rast u votuan të tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës por pa ndërruar emrin e kësaj të fundit.

Këto projektligje kanë kaluar në lexim të parë në Kuvendit e Kosovës, përderisa pas disa javëve pritet që të sillen në Kuvend edhe për lexim të dytë.

Përfaqësues të institucioneve të vendit janë shprehur të bindur që për këtë proces kanë edhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës. Ata thonë se ky transformim do të përfundoj deri në nëntor të këtij viti/Zeri

Image 
Image

© zëri.info