Aktuale

Selimi: Vetëvendosje përkrah projektligjet për FSK-në

Selimi: Vetëvendosje përkrah projektligjet për FSK-në
18 tetor 2018 • 12 : 21 Foto: Driton Bublaku

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se subjekti i tij përkrah parimisht projektligjet për FSK-në.

Megjithatë, ka thënë ai, e duhura do të ishte që në kuvend të vendosen projektligjet për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

LEXO EDHE: Lista Serbe lëshon sallën në shenjë paknaqësie ndaj formimit të ushtrisë

Selimi ka shtuar se Vetëvendosja ka përkrahur gjithmonë ligjet për avansimin e rolit të FSK-së.

Deputeti Selimi ka thënë po ashtu se askush nuk duhet të shikojë për kundërshtarë të Ushtrisë në Kuvendin e Kosovës.

© zëri.info