Aktuale

Serwer: Serbia nuk mund të ndal formimin e ushtrisë së Kosovës

Serwer: Serbia nuk mund të ndal formimin e ushtrisë së Kosovës
18 tetor 2018 • 12 : 24

Lexoni më shumë detaje

Daniel Serwer, profesor në Universitetin e Uashingtonit “Johns Hopkins” dhe ekspert për Ballkanin tha se Serbia nuk mund ta ndalë formimin e ushtrisë së Kosovës, dhe se ajo nuk do të përbënte ndonjë kërcënim për Serbinë, raporton RFE, transmeton zeri.info

“Duke kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës, Serbia po bënë përpjekje për të ruajtur gjurmët e fundit të sovranitetit të saj, por ajo është një lëvizje që nuk mund të ketë sukses. Kosova do të duhet të vazhdojë me formimin e ushtrisë -sepse ajo ka nevojë për atë dhe për shkak se dëshiron ta ketë ushtrinë - kurse pavarësinë e saj e kanë pranuar shumica e vendeve në botë, kështu që unë nuk mendoj se Beogradi mund ta ndalë atë", tha Serwer.

Ai tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës kohët e fundit po zvarritet nga amerikanët dhe evropianët të cilët janë duke u përpjekur për të shtyrë Kosovën për të bërë çdo gjë të mundshme për të bindur Serbinë të bie dakord për ushtrinë. “Por kjo nuk po ndodh sepse Beogradi është i vendosur të kundërshtojë, por në një moment pres që Prishtina të vazhdojë përpara”, shtoi ai./Zeri

© zëri.info