Aktuale

Lista Serbe lëshon sallën në shenjë paknaqësie ndaj formimit të ushtrisë

Lista Serbe lëshon sallën në shenjë paknaqësie ndaj formimit të ushtrisë
18 tetor 2018 • 12 : 10

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës serbe kanë lëshuar sallën në shenjë paknaqësie ndaj shqyrëtimit të sotëm të Kuvendit për tri projektligjet për transformimin e FSK-së, raporton "Zeri.info".

Me këtë rast deputeti serb, Igor Simiq tha se projektligjet e FSK-së janë në kundërshtim me interesat e serbëve të Kosovës.

LEXO EDHE: ‘A je në gjumë’, ‘Këqyri punët e tua’ - përplasen keq Haradinaj e Haliti

"Shqiptarëve e serbëve iu duhet zhvillim ekonomik e jo militarizim. Ky ligj nuk është vetëm në kundërahtim të interesave të serbëve në Kosovë por edhe të shqiptarëve. Të rinjët nuk dalin nga Kosova sepse nuk ekziston ushtria por sepse nuk ka perspektivë në këtë vend nuk ka perspektivë ekonomike", tha ai.

Simiq po ashtu bëri të ditur që do e lirojnë sallën në shenjë paknaqësie.

"Ushtria nuk do ti sjellë jetë më të mirë qytetarëve. Ne nuk do të gjuajmë gaz lotsjellës por do ta lëshojmë seancën sidomos per shkak se ky nuk u intereson askujt e sidomos serbëve", tha ai/Zeri

© zëri.info