Trafikimi me qenie njerëzore vazhdon të mbetet problem fundamental

Aktuale October 18, 2018 - 11:21

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë është shënuar dita e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, me ç’rast është konsideruar se trafikimi vazhdon të mbetet një nga problemet më elementare me të cilat po vazhdon të ballafaqohet Bashkimi Evropian, raporton zeri.info.

Në një tryezë të organizuar, ku është diskutuar lidhur me këtë çështje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova tashmë ka krijuar mekanizma të caktuar për ta luftuar problemin e trafikimit.

“Trafikimi me qenie njerëzore vazhdon të jetë një nga problemet më fundamentale me të cilat përballet BE-ja edhe sot. Kosova ka krijuar një mekanimzë gjithpërfshiërse ligjore dhe politika për luftimin e trafikimit të qeneive njerëzore, të harmonizuara me politikat e BE-së. Falenderoj BE-në, shtetet anëtare dhe SHBA-të për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për të luftuar krimin ndërkomëbëtar”, deklaroi kreu i shtetit.

Ai më tej, tha se Kosova ka bashkëpunuar me vendet e rajonit dhe me vendet e Bashkimit Evropian për ta parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore, raporton zeri.info.

“Ne kemi bashkëpunuar me shtetet e rajonit dhe të BE-së për ta parandaluar dhe luftuar këtë fenomen dhe vendosjen e autorëve para drejtësisë. Jam i lumtur që angazhimi ynë ka marrë vlerësime pozitive nga partneët tanë dhe i ka hapur rrugë liberalizmit të vizave për Koosvën dhe tani me të drejtë presim vendimin e drejtë, të merituar dhe të shpejtë për qytetarët e Kosovës”, theksoi ai, teksa u zotua se Kosova do të vazhdojë ta luftojë me përkushtim të njëjtë trafikimin me qenie njerëzore.

“Qytetarët tanë janë viktimë e shpërnguljeve dhe trafikimit. Prandaj, ne kemi një ndjeshmëri për trafikimin me qenie njerëzore. Shteti i Kosovës është një produkt edhe i një solidariteti ndërkombëtar, vlerave dhe parimit të të drejtave të njeriut”, potencoi ai.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova ka punuar mjaft shumë në këtë drejtim.  

“Kosova e ka hartuar ligjin për kompensimin e viktimave të krimit. Është formuar grupi i komisionit për kompensim ndaj viktimës së krimit, i cili funksionon praën Ministrisë së Drejtëisë. Policia, drejtoria për trafikimin njerëzor me qëllim të identifikimit dhe hetimit të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore ka zhvilluar 21 plane operative, 20 operacione për zbatim të rasteve, 10 operacione të përbashkëta me inspektorët komunalë të punës dhe Administratën Tatimore dhe 18 operaicione me njësi të tjera policore”, nënvizoi ai.

Në këtë drejtim, siç tha Haradinaj, ka kontribuar dukshëm edhe prokuroria e shtetit.

“Për periudhën 1 janar 2018 deri më 30 qershor 2018 prokuroria e shtetit ka trashëguar 38 raste me 66 persona dhe i ka pranuar si raste të reja 11 raste me 15 persona. Pra raste kriminale, të ngritura ligjore për trafikim me qenie njerëzore. Për këtë periudhë prokuroria ka punuar në gjithsej 49 raste ligjore me 31 persona, nga të cilat i ka zgjidhur 14 raste me 24 persona, ndërsa kanë përfunduar 35 raste me 52 persona”, shtoi ai.

Sipas tij, Kosova është e sfiduar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore për shkak se ende nuk është anëtare e Interpolit dhe Europolit.

“Por besoj shumë që me anëtarësimin në Interpol Kosova do të jetë edhe më e aftë dhe më në gjendje të zhvillojë partneritet me të gjtha institucionet relevante kundër trafikimit me qenie njerëzore”, potencoi ai.

Ndërkaq, përfaqësueja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se fenomeni i trafikimit me qenie njerëzore është një nga krimet më të mëdha që mund të bëhen.

“Aktiviteti i trafikimit me qenie njerëzore është një nga krimet më të mëdha që i  kthen njerëzit në mallëra dhe i shkatëron jetërat e tyre. Natyra e trafikimit me qenie njerëezore nuk është aq e lehtë që të përkufizohet”, u shpreh Apostolova. /Zeri