Konjufca kritikon qeverinë: S’ka siguri në vendin e punës

Aktuale October 18, 2018 - 11:06
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka kritikuar ashpër Qeverisjen Haradinaj. Në fjalimin e tij në Kuvend, Konjufca deklaroi që nuk njeh asnjë person që ka besuar që do të bëhet mirë në Kosovë, kur do të udhëheq koalicioni PAN.

“Nuk njoh asnjë person që ka besu që do të bëhet mirë kur PAN'i qeverisë këtë vend. Në Kosovë është bërë e zakonshme të vdesësh në vendin e punës, është bërë e zakonshme të japësh miliona euro për biznese private. Jemi i vetmi shtet pa sigurime shëndetësore”, tha Konjufca.

LEXO EDHE: Musliu: Deputetët e kanë humbur arsyen

Tutje Konjufca tha që popullsia në Kosovë po zvogëlohet për shkak se të gjithë po kërkojnë një jetë me të mirë jashtë vendi.

“Jeta më e mirë po kërkohet jashtë vendit, kush po e përmend Adem Jasharin e që po rrahin gjoks, ata e kanë bërë këtë vend kështu”, tha ai.

Konjufca pohoi se më askush s’do të mund ta ndal Vetëvendosjen, sepse të gjithë e duan ndryshimin.