LDK injoron pyetjet parlamentare

Aktuale October 18, 2018 - 11:03
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputet të partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar të bëjnë pyetjet parlamentare që kishin parashtruar më herët për kabinetin qeveritar raporton "Zeri.info".

Ky vendim i tyre vjen pas kërkesës së shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit që projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri të jenë pikë e parë në rend dite.

LEXO EDHE: Hoti kërkon që projektligjet për ushtrinë të jenë pikë e parë e rendit të ditës

Ndërkohë ende nuk dihet nëse një kërkesë e tillë e Hotit do të miratohet.

LDK po ashtu ka bërë të ditur që nuk do të jenë në sallën e Kuvendit për pikat e tjera, por vetëm për transformimin e FSK-së/Zeri