Haradinaj: Vasfije Krasniqi mposhti heshtjen dhe u kryengrit kundër aktit më çnjerëzor

Aktuale October 18, 2018 - 09:27
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot Vajsfije Krasniqin e cila është njëra nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, transmeton “Zëri.ifo”.

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se të gjitha viktimat e dhunës seksuale e kanë mbështetjen e qeverisë dhe asnjëherë nuk duhet të ndihen të vetme në bejten për drejtësi.

Kryeministri ka thënë se Vasfije Krasniqi e ka mposhtur heshtjen duke u bërë model i shoqërisë sonë. 

Postimi i plotë i Haradinajt:

Vasfije Krasniqi, mposhti heshtjen dhe u kryengrit kundër aktit më çnjerëzor, duke u bërë model i shoqërisë sonë për të guxuar. Ajo i dha zë të vërtetës dhe forcë të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës për të dëshmuar. Rrëfimi i saj, si pasqyra më reale e përjetimeve tragjike të popullit tonë, është shtysë e fuqishme për ngadhënjimin e drejtësisë dhe që ta njoh bota të vërtetën e Kosovës. Mëngjesin e sotëm, këtë grua të jashtëzakonshme, e përgëzova për guximin e përmasave heroike. Të gjitha viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës e kanë tërë mbështetjen tonë dhe asnjëherë nuk duhet të ndihen të vetme në këtë betejë për drejtësi.

Vasfije Krasniqi është njëra prej viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës e cila ditë më parë rrëfeu tmerrin e përjetuar gjatë luftës.

Image 
Image