Limaj: S’ka më dialog me duar në xhepa

Aktuale October 17, 2018 - 23:40
Lajmet e fundit nga vendi

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka folur sot për dialogun. Ai tha se deri tashti pala kosovare në Bruksel shkonte me duar në xhepa.

Për mundësinë  e diskutimit të temës së ndarjes së Kosovës, ai ishte i prerë. Në ndërkohë, çështjen e ushtrisë e quajti punë të kryer, kurse anëtarësimi në INTERPOL ai shpreson të ndodhë në nëntor.

E për liberalizimin e vizave ai tha që nuk duhet të jepen data.