Vasfije Krasniqi-Goodman nesër dekorohet nga Thaçi

Aktuale October 17, 2018 - 23:07
Lajmet e fundit nga vendi

Vasfije Krasniqi-Goodman e cila është e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat paramilitare serbe në luftën e fundit, nesër pritet që të dekorohet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Policia konfirmon se njëri nga përdhunuesit e Vasfije Krasniqit ishte polic i Kosovës për 16 vjet

Zyra e presidentit ka njoftuar se nesër në orën 09:00 në mëngjes presidenti do ta pres atë në kabinetin e tij për dekorim.

Histori e Vasfije Krasniqi-Goodman është bërë publike mbrëmë në një rrëfim të saj për televizionin publik. /ZËRI