“Zgjidhja Kosovë-Serbi, mund të jetë më e lehtë nëse arrihet më shpejt”

Aktuale October 17, 2018 - 19:51
Lajmet e fundit nga vendi

Ish-anëtari i ekipit i cili është udhëhequr nga Catherine Ashton në dialogun për Kosovën, Robert Cooper ka thënë sot se është ‘absolutisht i sigurt’ se do të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Cooper beson se zgjidhja Beograd-Prishtinë do të arrihet shumë shpejt.

“Unë jam absolutisht i sigurt se do të arrihet zgjidhja hap pas hapi, por mendoj se ky është momenti, mund të jetë më e lehtë nëse vjen më shpejt”, ka deklaruar Cooper për ‘Tanjug’, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: Gjuriq: Paqen në rajon nuk e krijojnë vendimet e njëanshme, duhet kompromis Kosovë-Serbi

Në të njëjtën kohë, ai ka vlerësuar se përparim ishte bërë në kohën kur ai ishte pjesë e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Kohë të gjatë kam marrë pjesë në dialog dhe jam shumë i lumtur kur shoh se progres i madh është bërë që atëherë, por jo i mjaftueshëm”, është shprehur Cooper.

Po ashtu, ai është shprehur i kënaqur që po diskutohet në mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij kosovar, Hashim Thaçi.