Osmani: Nuk ka marrëveshje të cilën Serbia nuk e shkel

Aktuale October 17, 2018 - 13:29
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Komisioni për Punë të Jashtme është duke e shqyrtuar raportin e Qeverisë për dialogun me Serbinë.

Kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani tha se është i pamjaftueshëm që për procesin e dialogut të Brukselit të dërgohet vetëm një raport i tillë, të cilin ajo e vlerësoi si tepër të shkurtër.

Osmani po ashtu ka thënë se ka ngecje në zbatimin e shumicës absolute të marrëveshjeve.

"Nuk ka marrëveshje të cilën Serbia nuk e shkel së paku pjesërisht", tha ndër të tjera Osmani.