Tahiri: OKB nuk tregoi gatishmëri për drejtësi ndaj viktimave të dhunës seksuale në Kosovë

Aktuale October 17, 2018 - 11:53
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ish-kryenegociatorja në dialgun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se qysh në vitin 2014-të Kosova ka dërguar një letër në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të pranuar petenicionin me 115000 nënshkrime të qytetarëve të Kosovës për drejtësi ndërkombëtare për gratë viktima të luftës.

Por siç thotë ajo ende askush nga OKB nuk kanë treguar gatishmërinë për të sjellë drejtësinë ndaj kësaj shoqërie.

Këto reagime Tahiri, i bëri pas rrëfimit të të njërës nga të mbijetuarat e dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, për të cilën tha se e mbështet fuqishëm sikurse dhe 20 mijë të tjerët që përjetuan ngjarje të tilla:

”E dashur Vasfije, sot Kosova dhe gjithë shqiptarët janë krenarë me ju – me kurajon tuaj për të rrëfyer tragjedinë personale të shkaktuar nga gjenocidi serb kundër shqiptarëve, gjatë luftës në Kosovë. Drejtësia vonohet por vjen një ditë dhe kriminelët do ta marrin dënimin e merituar”, .

“Ne gjithë shqiptarët jemi me ty dhe gjithë 20000 gratë që pësuan gjatë luftës. Ne vitin 2014, ne organizuam peticionin për drejtësi ndërkombëtare për gratë viktima të luftës, të cilin e nënshkruan 115000 qytetarë të Kosovës”.

Letrën për ta pranuar këtë peticion Tahiri thotë se e dorëzuan në OKB te Sekretari Gjeneral.

“Ndonëse ende nuk kanë treguar gatishmërinë, një ditë do të detyrohen ta pranojnë këtë peticion dhe të angazhohen për të sjellë drejtësinë. Do të jemi me ju, do jemi zëri juaj, sepse vetëm së bashku mund t’i zbusim plagët e luftës”.

“Sot ju shkruat një faqe të re në historinë tragjike të Kosovës dhe shqiptarëve. Liria dhe pavarësia që kemi sot, ka lindur nga lufta e sakrifica e shqiptarëve, të cilën ju e treguat me shembullin tuaj, me një qëndrim të veçantë emocional – të tillë që na bëri të gjithëve në sallë të përlotemi por të ndjehemi të fortë siç ishe ti e fortë. Respekt përherë!”, shkruan Tahiri.