Kërkesa e Haley për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, alarmon Serbinë

Aktuale October 17, 2018 - 11:03
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Nikki Haley i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së t'i japë fund mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.

Drejtori i Zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ka thënë se Serbia do të kundërshtojë nismën për të gjitha argumentet politike dhe ligjore, transmeton "Zëri.info".

Marko Gjuriq ka thënë se Serbia konsideron se miratimi i nismës së Shteteve të Bashkuara do ishte një "shuplakë në fytyrë ndaj përpjekjeve për paqe", por edhe kthim i presioneve politike.

LEXO EDHE: Në ditën kur shpalli largimin nga OKB, Nikki Haley ia bëri një favor Kosovës

"Serbia do ta kundërshtojë këtë nismë me të gjitha argumentet, si ligjore ashtu edhe politike", tha Gjuriq. Nikki Haley i ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres duke i kërkuar që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova. Hailey e ka dërguar letrën më 9 tetor, në të njëjtën ditë që ajo njoftoi tërheqjen e saj nga pozita e ambasadores amerikane në OKB.

Kujtojmë se Nikki Haley në letër ka theksuar se UNMIK-u ka mbetur i pandryshuar, përkundër përsëritjes së vazhdueshme të qëndrimeve të anëtarëve shumicë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se misioni në fjalë ka përmbushur mandatin e vet. ZERI