Qehaja: Shfaqen sfida të reja në luftën kundër ekstremizmit

Aktuale October 17, 2018 - 11:00
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Florian Qehaja, ka thënë se është për t'u vlerësuar puna e bërë nga institucionet e sigurisë në drejtim të ndaljes së ekstremizmit të dhunshëm, por sipas tij po shfaqen sfida të reja, raporton “Zëri.info”.

"Vlerësojmë punën e institucioneve në përgjithësi. Në 3-4 vitet e fundit është bërë shumë në ndalimin e ekstremizmit, ka më shumë informim e kemi një pasqyrë më të qartë të rreziqeve. Rreziku nuk është aq i nivelit të lartë. Ka shumë fake news. Nuk jemi për ta ekzagjeruar por absolutisht as për ta shmangur si temë.", tha Qehaja në konferencën ku u lancua raporti "Përtej shkaktarëve: rreziqet nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë", publikuar nga QKSS në bashkëpunim me ambasadën holandeze.

Qehaja po ashtu shtoi se rreziku nuk duhet parë vetëm nga prizmi i atyre që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt, por edhe nga i simpatizantëve, atyre që i përkrahin./ZERI