Haradinaj: Guximi i Vasfije Krasniqit le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale

Aktuale October 17, 2018 - 08:26
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përgëzuar Vasfije Krasniqin për guximin e saj që të flasë hapur për njërën prej plagëve më të mëdha të popullit.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se guximi i saj le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës, që të ngriten mbi dhimbjen dhe me dëshmitë e tyre të dokumentojnë krimin, që të ngadhënjejë drejtësia.

LEXO EDHE: Vasfije Krasniqi-Goodman rrëfen publikisht përjetimet e dhunës seksuale në luftë (VIDEO)ë

“Pasi e dëgjova me vëmendje rrëfimin sa prekës aq edhe inkurajues të Vasfije Krasniqit, e përgëzoj këtë grua të guximshme që ka vendosur të flas hapur për njërën prej plagëve më të mëdha të popullit tonë. Guximi i saj le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës, që të ngriten mbi dhimbjen dhe me dëshmitë e tyre të dokumentojnë krimin, që të ngadhnjejë drejtësia. Së bashku, duke inkurajuar viktimat dhe familjet e tyre, do të heqim stigmatizimin që ka rënduar kaq vite mbi to”, shkruan Haradinaj në Facebook.