Hamidi: Ministrat janë shndërruar në ministra sezonal

Aktuale October 16, 2018 - 23:31
Lexo tjera detaje

I ftuar në emisionin debatues “Click” në RTV21 ishte gazetari Lavdim Hamidi i cili duke folur lidhur me shkarkimin e  Bejtush Gashit nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, tha se “kjo ka qenë hajgarja e radhës me institucionet e Kosovës, ku për teket e një deputeti palaço i cili çdo ditë sa herë zgjohet në mëngjes e shantazhon partinë e vet dhe koalicionin qeverisës bëhen ndryshime të tilla me një resor aq të ndjeshëm siç është puna e ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Ai ka thënë se momenti është shumë i papërshtatshëm dhe se ministrat fatkeqësisht “janë shndërruar në ministra sezonal, nuk mund të mbijetoj ma shumë se prej pranverës në vjeshtë ose anasjelltas”.

Hamidi tha se AKR-ja është partia që në koalicionin qeverisës ka bërë ndryshimet më të mëdha me ministrat, “është rasti i ministrit të Brendshëm që është ndrru tri herë, ministri i Mjedisit e kemi vetëm edhe një rast NISMA kur e ka ndryshu dhe nuk kemi raste tjera”.