A do të hyjë LDK në koalicion me PDK-në? Lutfi Haziri jep përgjigjen përfundimtare!

Aktuale October 16, 2018 - 21:26
Lexo tjera detaje

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth mundësisë së hyrjes në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Haziri ka thënë është e paimagjinueshme hyrja në koalicion me PDK-në e Kadri Veselit.

Ai është shprehur i bindur që partia e tij asnjëherë më nuk do të hyjë në koalicion me këtë parti.

“Një koalicion me PDK-në është i paimagjinueshëm. E them me plot bindje se nuk do të qeverisimim kurrë më me PDK-në. Lidershipi i PDK-së, ka rrënuar urat e bashkëpunimit me neve, ata kanë zgjedhur një bashkëpunim me dikën tjetër dhe është e drejtë e tyre”, ka thënë Haziri në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Nënkryetari  i LDK-së, Lutfi Haziri ka pohuar se si Lidhje Demokratike janë duke përpiluar dokumentin për dialogun Kosovë- Serbi.