Lladrovci kthen 7 zyrtarë në pozitat e mëhershme

Aktuale October 16, 2018 - 20:41
Lexo tjera detaje

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se i ka kthyer zyrtarët komunalë në pozitat e mëparshme, pasi që, sipas tij, ishin avancuar jashtëligjshëm në pozitën e shefit të sektorit.

Sipas një komunikate të Komunës, zyrtarët e avancuar vite më parë, shumica prej tyre në kohën e avancimit, nuk e kishin as shkollimin adekuat për ngritje në pozitë, të cilët ishin ngritur nga zyrtar/e në shef/e”.

Lladrovci ka thënë se janë rikthyer shtatë zyrtarë në pozitat e tyre të mëhershme.

Ai për kallxo.com ka treguar për zyrtarët nga cila pozitë janë rikthyer dhe ku do të shërbejnë tani.

1. Nga Udhëheqës i Sektorit të Ndërtimit në Drejtorinë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, tani zyrtare për Ndërtim po në këtë Drejtori.

2. Udhëheqës i Sektorit të Gjendjes Civile në Drejtorinë e Administratës në Komunën e Drenasit, tani zyrtare e lartë për gjendjen civile po në këtë Drejtori.

3. Shef i Sektorit për Gjeodezi në Drejtorinë për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë në Komunën e Drenasit, tani pozita gjeometër po në këtë Drejtori.

4. Shef i Sektorit për Shërbime Publike në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Drenasit, tani zyrtare e Prokurimit po në këtë Drejtori.

5. Shef i Shërbimeve të Përbashkëta dhe zyrtare e lartë e Personelit në Drejtorinë e Administratës në Komunën e Drenasit, tani zyrtare e lartë në qendrën për shërbimin e qytetareve po në këtë Drejtori.

6. Shef i Shërbimeve të Kuvendit në Drejtorinë e Administratës në Komunën e Drenasit tani zyrtar i lartë profesional.

7.Zyrtar certifikues në Drejtorinë e Financave në Komunën e Drenasit tani zyrtar i shpenzimeve po në këtë Drejtori.

I pari i Drenasit ka thënë se “pesë prej tyre janë ngritur nga mandati i kaluar i cili avancim është bërë në kundërshtim të plotë me Rregulloren Nr.21/12 për avancimin në karrierë të nëpunësve civilë. 

Ndërsa dy prej tyre nga mandati i im, ani pse është respektuar Rregullorja e lartcekur, është kaluar vetëm një hap, ku fillimisht konkursi për avancim është dashur të shpallet brenda njësisë së institucionit, por i njëjti është shpallë drejtpërdrejt në kuadër të institucionit, pra si konkurs i brendshëm”.