Bejtush Gashi flet për arsyen e shkarkimit të tij

Aktuale October 16, 2018 - 18:28
Lexo tjera detaje

Tashmë ish-ministri i Punëve të Brendshme. Bejtush Gashi, ka reaguar një ditë pas shkarkimit të tij nga posti i ministrit.

Gashi ka thënë se arsyeja e shkarkimit të tij nuk lidhet me përformacën e tij por sipas tij, ka qenë kërkesë e krytarit të AKR-së.

“Sado e habitshme që mund të duket po të mbajmë parasysh përvojën e vendeve demokratike të zhvilluar, arsyeja e zëvendësimin tim ka qenë një kërkesë e kryetarit të AKR-së për riformatizim të qeverisë dhe asnjë arsye tjetër që lidhet me performancën gjatë ushtrimit të kësaj detyre”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Gashit.

Në postin e ministrit të MPB-së është emëruar Ekrem Mustafa.