Njohja dhe 'çnjohja' e Kosovës nga Lesoto

Aktuale October 16, 2018 - 17:35
DETAJET

Mbretëria e Lesotos, shtet ky që gjindet në Afrikën Jugore, më 11 shkurt 2014 u bë shteti i 106 që e njohu pavarësinë e Kosovës. Atëbotë, ishte ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtëm, Enver Hoxha, ai që e kishte konfirmuar lajmin, shkruan zeri.info.

“Para pak minutash m’u konfirmua njohja e radhës për Kosovën nga shteti i Lesotos. E falënderova ministrin e Jashtëm të Lesotos, Mohlabi Tsekoa për vendimin e marrë. Tani numërojmë 106 vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Urime! EH”, kishte shkruar Enver Hoxhaj.

Megjithatë, ishte sot ministri i jashtëm Ivica Daçiq, ai i cili deklaroi sot se ky shtet e kishte tërhequr qëndrimin politik mbi statusin e Kosovës.

“Lesoto tërhoqi qëndrimin politik mbi statusin e Kosovës dhe deklaratat që mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës, tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, pas një takimi me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të atij vendi afrikan”, ka thënë ai në një deklaratë për media, transmeton zeri.info

Megjithatë, ky lajm është demantuar nga ministria e Punëve të Jashtme

Kujtojmë që kohëve të fundit, pas lobimit intensiv nga diplomacia serbe, u përfol edhe për tërheqje të njohjeve nga Surinami, Burundi dhe Guinea e Re. Megjithatë, diçka e tillë u pa e papranueshme nga ekspertë të së drejtës ndërkombëtare./ZERI