Krasniqi i reagon Aliut: Mos shitni moral, sepse asnjë pikë nuk e keni

Aktuale October 16, 2018 - 15:05

Deputeti i PSD-së Frashër Krasnqi i ka quajtur hipokritë Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se ata le që nuk  i kanë ulur pagat, por kanë punësuar njerëz me paga saktësisht të njëjta siç i kanë pasur ata para daljes nga subjekti. Me këto komente ai I është drejtuar Liburn Aliut, i cili më herët kishte thënë se dalja e anëtarëve që e krijuan PSD-në ishte e bereqetshme për këtë parti, pasi solli prurje të reja.

“Liburn Aliu, mos harro që VV sot menaxhon me 1.2 milion euro buxhet (vetëm nga buxheti i shtetit). Pra është parti e pasur. Dhe po, një pjesë e aktivistëve që kemi dalur, kemi marrë paga nga VV, por sot ju, si hipokritë që jeni, le që nuk i keni ulur pagat por keni punësuar njerëz me paga saktësisht të njëjta. Sot, disa prej jush, e në veçanti kryetari, endeni me mercedesa dhe keni nga 3 truproja. Mos shitni moral sepse asnjë pikë s'e keni”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Protestat e organizuara nga VV-ja i cilësoi si të organizuara  përmes të cilave u afirmua qëndrimi i VV-së kundër PSD-së.

Ja postimi i plotë:

 

Liburn Aliu e konfirmoi vetë, pa ia kërkuar askush që protesta e VV qenka organizuar për afirmim të VV dhe kundër PSD-së. Shiheni se si sa herë që po flasin për protestën, këtë e bëjnë në kontekst të sulmit ndaj PSD-së dhe afirmimit të VV-së, dhe jo për ta sulmuar Thaçin kundër të cilit mashtruan se po e thërrasin protestën.

Unë nuk e di për cilën mbështetje po flet Liburni, por është mirë t’i presim zgjedhjet. Mbase ju kemi sjellur bereqet, por sondazhet po flasin që VV nga partia e parë ka dalur në partinë e tretë. Nga 32 deputetë, ka mbetur me 19. E për votat e PSD, prap le ti presim zgjedhjet. Do të zhgënjeheni edhe në këtë rast. PSD do të ketë deputetë më shumë se që ka aktualisht.

Kur Liburni thotë se largimi ynë paska qenë bereqet për VV, kjo tregon atë që e thonim ne para vendimit që të largohemi: VV nuk na deshi neve aty. Sepse Albin Kurti nuk deshi mendim kritik.

Dhe krejt në fund, për hipokrizinë e pagave:

Liburn Aliu, mos harro që VV sot menaxhon me 1.2 milion euro buxhet (vetëm nga buxheti i shtetit). Pra është parti e pasur. Dhe po, një pjesë e aktivistëve që kemi dalur, kemi marrë paga nga VV, por sot ju, si hipokritë që jeni, le që nuk i keni ulur pagat por keni punësuar njerëz me paga saktësisht të njëjta. Sot, disa prej jush, e në veçanti kryetari, endeni me mercedesa dhe keni nga 3 truproja.

Mos shitni moral sepse asnjë pikë s'e keni.