Avdullah Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ushtrinë

Aktuale October 16, 2018 - 13:28
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të shkaktojë probleme dhe ankth.

Sipas Hotit kjo mund të jetë e vërtetë, por vetëm për ata që ende kanë pretendime për ndryshime kufijsh e zaptime të tokave.

“Dje Presidenti i Serbisë Vuçiq formimin e Ushtrisë së Kosovës e kualifikoj si diçka që do të shkaktoj shok dhe ankth. Kjo mund të jetë e vërtetë por vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kanë kamuflime për të realizuar ambicie të vjetra, ndryshime kufijsh në Ballkan dhe gllabërim tokash”, ka shkruar Hoti.

Hoti thotë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është një garancë për paqen dhe sigurinë e rajonit.

Postimi i plotë i Hotit: 

Dje Presidenti i Serbisë Vuçiq formimin e Ushtrisë së Kosovës e kualifikoj si diçka që do të shkaktoj shok dhe ankth. Kjo mund të jetë e vërtetë por vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kan kamuflime për të realizuar ambicije të vjetra, ndryshime kufinjësh në Ballkan dhe gllabrim tokash.

Kjo gjithashtu mund të jetë e vërtetë edhe për ata që punojnë kundër interesave evro-atlantike në rajonin tonë. Përndryshe formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon si dhe shtrirje dhe forcim të gjeopolitikës evro-atlantike. Prandaj krijimi i saj është proces që nuk mund ta ndal askush dhe atë do ta bëjmë në bashkëpunim me aleatët tanë.