Vuçiq flet për demarkacionin mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale October 16, 2018 - 11:29
Vuçiq flet për kufijtë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq përmes një konference për media ka deklaruar se është i interesuar për të vendosur një kufi në mes të Kosovës dhe Serbisë por që askush nuk e di se deri ku janë në të vërtetë ata, raporton “Zëri.info”.

"A janë kufijtë atu ku ne themi ose shqiptarët, ku thonë rusët apo ku thonë amerikanët, ku  thonë kinezët apo gjermanët ... Ne nuk e dimë, dhe askush në botë nuk është i saktë në se ku janë kufijtë" ka thënë  Aleksandar Vuçiq në një konferencë shtypi.

Po ashtu Vuçiq ka thënë se ai dëshiron që ta vendos një kufi në mes të shqiptarëve dhe serbëve, por që askush nuk e di se ku janë ata.

LEXO EDHE: Vuçiq i kundërpërgjigjet ashpër ambasadorit Scott për Kosovën

"Askush në botë nuk e di se ku janë kufijtë dhe e ndjej që është e rëndësishme që ne ta krijojmë të ardhmen të kuptojmë, të kemi paqe dhe stabilitet me shqiptarët për 100 ose 200 vitet e  ardhshme. Nuk kam pasur sukses sepse qytetarët po mendojnë që është më mirë që ne jemi në qiell jo në tokë. Mendoj se kjo është e gabuar, por është detyra ime të respektoj vullnetin e popullit ", tha Vuçiq.

"Ata thonë se janë kundër kufijve dhe askush nuk e di se ku janë ata , nëse nuk janë të lidhur me kufijtë aktualë të një Kosove të pavarur unë u them atyre:" Ne nuk  do t'i njohim kurrë kufijtë e një Kosove të pavarur ". Dhe çfarë do të themi, ne do të hapim kutinë e Pandorës.  Ata e bënë atë në 2008 me Kosovën, qoftë në vitin 2006 dhe para viteve 1990, dhe nuk ka përgjigje, ", ka thënë tutje ai. /ZËRI