Vuçiq i kundërpërgjigjet ashpër ambasadorit Scott për Kosovën

Aktuale October 16, 2018 - 11:12
Lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i është kundërpërgjigjur ashpër ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott i ciloi ka deklaruar që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, raporton “B92”, përcjell “Zëri.info”.

Me këtë rast Vuçiq ka deklaruar se Scott duhet të tregojë më shumë respekt për shtetit mikpritës.

LEXO EDHE: Irinej: Vuçiq po lufton për Kosovën si luan

"Do të ishte mirë nëse ai tregon një respekt pak më shumë për vendin pritës", ka thënë Vuçiq, duke shtuar se përfaqësuesi i qeverisë, i cili mori pjesë në këtë ngjarje në të cilën Scott dha këtë deklaratë, duhet të përgjigjet.

 Tutje Vuçiq ka deklaruar se SHBA-të kanë të drejtë në qëndrimet e tyre për arsye se janë fuqi botërore.

“Është e drejta e tyre, janë fuqi e madhe, por edhe e drejta jonë është që para të gjithëve edhe fuqive të mëdha, t’i mbrojmë qëndrimet tona”, ka deklaruar ai. /ZËRI