Beqaj: Menjëherë pasi është krijuar koaliconi është dashur të shkohet në zgjedhje

Aktuale October 16, 2018 - 10:48

Ndonëse ka më shumë se një vit jetë, Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të jetë e pasigurt në funksionimin e saj, raporton zeri.info.

Politologu Belul Beqaj ka vlerësuar se mënyra se si është krijuar koalicioni qeverisës dhe motivi pse është krijuar ky koalicion kanë dhënë përgjigje më të mirë pse ky koalicion dëshiron të funksionojë me çdo kusht.

“Por, realisht dihet se motivi i këtij koalicioni është i keq, pra motivi i atyre që do insitojnë në prishje të këtij koalicioni nuk është plotësisht inkurajues .Nëse këtë e bën kryetari pse dëshiron për të treguar ss ka ende ndikim në PDK dhe sa është i ‘fuqishëm’ politikisht, besoj se këtë e bënë me motiv egoist, pa i parashikuar pasojate trefishta për PDK-në, koalicionin e ardhshëm dhe veten”, ka deklaruar ai.

E nëse këtë e bën opozita (me individë të koalicionit), siç Beqaj është shprehur, për atëherë kjo është e justifikueshme.

“Koha për zgjedhje ka qenë dje, por pos largimit të këtij pushteti kleptokratik duhet të mendohet alterantiva që jep shpresë  reale se këto tema të paanashkalueshme do të përmbyllen me sukses e jo duke i mohuar”, ka shtuar ai.

Zgjedhjet sipas tij mund të organizohen duke respektuar procedurat, por fillimisht duhet të rivlerësohet sisetmi zgjedhor, tëaktivizohet gjykata speciale, ngase sipas tij, pastaj mund të  ndërrojë qasja zgjedhore dhe të  krijohen alterantiva për temat që duhet kryer.

“Përndryshe, në zgjedhje është dashur të shkohet menjëherë pas mënyrës si është krijuar koalicioni. Prandaj zgjidhja nuk është në përsëritjen e skenarit të ngjashëm por të prërgatitet alternativa adekuate për çdo temë e veçmas për dialogun me Serbinë”, ka theksuar ai./Zeri